FFK publikon programin e Kosovës për ndeshjet e tetorit, sot del lista e të ftuarve - Gazeta Express
string(82) "ffk-publikon-programin-e-kosoves-per-ndeshjet-e-tetorit-sot-del-lista-e-te-ftuarve"

Futboll

Gazeta Express

03/10/2025 12:06

FFK publikon programin e Kosovës për ndeshjet e tetorit, sot del lista e të ftuarve

Futboll

Gazeta Express

03/10/2025 12:06

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë publik programin e Kombëtares për muajin tetor, ku “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Sipas orarit të shpallur, gjithçka do të nisë më 3 tetor (sot) me publikimin e listës së futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda.

Më 6 tetor është paraparë konferenca për shtyp e trajnerit gjerman, ndërkohë që në të njëjtën ditë Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore.

Pas kësaj faze përgatitore, më 10 tetor Kosova do të përballet me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një ndeshje ku pritet një mbështetje e madhe nga tifozët dhe ku ekipi do të synojë një fitore për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Vetëm tre ditë më pas, më 13 tetor, “Dardanët” do të zbresin në fushë përsëri, kësaj radhe në transfertë ndaj Suedisë.