Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka shpallur ofertë për të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll.
Oferta vlen vetëm për një vit transmetimi, sezonin e ardhshëm 2020/21, dhe do të jetë e hapur për vetëm shtatë ditë, nga 5 deri më 12 gusht, raporton Gazeta Express.
Të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të Superligës i ka pasur platforma televizive DigitAlb në dekadën e fundit.
Para dy sezoneve, DigitAlb e kishte vazhduar kontratën me FFK-në për dy vjet.