Ballkani, Llapi, Drita dhe Malisheva do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.
Duke nisur nga skuadra kampione, Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar video për katër klubet që do të marrin pjesë në kualifikimet për garat europiane.
Në ato video përshkruhet rrugëtimi i klubeve përgjatë sezonit të kaluar, dhe se çka do t’i presë më vonë, gjithmonë duke i përfshirë edhe disa nga akterët kryesor të skuadrave.
Fillimisht, FFK-ja e nisi me Ballkanin, nga i cili folën Ilir Daja dhe talenti, Lindon Emërllahu, shkruan “Gazeta Express”.
Shtëpia e futbollit kosovar shpalosi edhe historikun e Llapit, në një video tjetër të publikuar në faqën zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Nga skuadra llapjane për eksperincën e tyre në klub folën edhe Tahir Batatina e Ilir Krasniqi.
Nga Podujeva, FFK-ja kaloi në Gjilan.
Aty u ndalen te Drita, e cila këtë edicion do të luajë në kualifikimet për Ligën e Konferencës, dhe do t’ia fillojë nga raundi i dytë kualifikues.
Nga bardhekaltërit gjilanas folën Zekirija Ramadani dhe Rron Broja.
E fundit, por nga rëndësia ishte edhe Malisheva, e cila do të debutojë në garat europiane gjatë kësaj vere.
Nga Malisheva në videon e publikuar folën trajneri Qëndrim Kida dhe Agon Xhaka./GazetaExpress/