Federata e Futbollit e Kosovës i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sllovenisë, që e zhvillon në Prishtinë, më saktësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Slloveninë muajin e ardhshëm, më 10 tetor, me ndeshjen që i përket kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
FFK-ja i ka nxjerrë në shitje biletat gjatë ditës së sotme, teksa janë mësuar edhe çmimet.
Biletat për pjesën perëndimore të stadiumit do të kushtojnë 30 euro, në lindje do të jenë 20 euro, teksa në jug e veri do të jenë nga 10 euro. Në VIP, biletat do të shkojnë deri në 100 euro.
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar deri më tani dy ndeshje në këto kualifikime, duke grumbulluar tri pikë.
“Dardanët” kanë pësuar një humbje nga Zvicra me shifrat prej 4-0, teksa Suedinë e mposhti në Prishtinë me shifrat prej 2-0./GazetaExpress/