FFK-ja e gabon emrin e saj në trofeun e Kupës - Gazeta Express
string(45) "ffk-ja-e-gabon-emrin-e-saj-ne-trofeun-e-kupes"

FFK-ja e gabon emrin e saj në trofeun e Kupës

Futboll

Gazeta Express

14/05/2021 16:32

Federata e Futbollit e Kosovës në trofeun e Kupës së Kosovës ka bërë një gabim të madh drejtshkrimor.

Në mbishkrimin te trofeu në vend të “Federata e Futbollit e Kosovës” është shkruar “Federata e Fudbollit të Kosovës”, duke e zëvendësuar shkronjën “t” me “d” dhe “të Kosovës” në vend të “e Kosovës” siç është me statut, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Fitues i Kupës së Kosovës këtë edicion u shpall KF Llapi, që mposhtën në finale ekipin nga Liga e Parë, Dukagjinin, pas ekzekutimit të penalltive.

Ky njëherit ishte edhe trofeu i parë në histori të Llapit, ndërsa ekipi i Tahir Batatinës do të marrë pjesë në garat evropiane. /Gazeta Express/