FFK hap procedurë disiplinore ndaj Lecit, i cili akuzohet për kërcënim dhe tentim sulmi ndaj gjyqtarit - Gazeta Express
string(101) "ffk-hap-procedure-disiplinore-ndaj-lecit-i-cili-akuzohet-per-kercenim-dhe-tentim-sulmi-ndaj-gjyqtarit"

FFK hap procedurë disiplinore ndaj Lecit, i cili akuzohet për kërcënim dhe tentim sulmi ndaj gjyqtarit

Sport

Gazeta Express

19/09/2023 20:14

Liridon Leci ka përfunduar në disiplinore të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Trajneri i Flamurtarit dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin në ndeshjen ndaj Ramiz Sadikut, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në raportin e publikuar nga FFK, Leci thuhet se ka ofenduar në baza familjare gjyqtarin, si dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht.

Ai duket se nuk është ndalur me kaq, pasi thuhet se me kërcënime ka vazhduar edhe ditën e nesërme përmes rrjeteve sociale, për çka gjyqtari ka hapur rast në polici.

Kësisoj, Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit ka vendosur për inicim të procedurës disiplinore ndaj tij.

Njoftimi i lëshuar nga FFK rreth rastit të Lecit:

“Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, vrapon drejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke e  dhe kërcënuar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb  tërsisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht dhe familjen e tij. Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë në baza familjare  dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor, mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor, pastaj ndërhyn policia dhe e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Pas përfundimit të ndeshjes dhe të nesërmen, i njëjti ka vazhduar me kërcënimin përmes  rrjeteve  sociale për çka gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje ka hapur rast në polici. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Flamurtari-Ramiz Sadiku”. /Gazeta Express/