FFK falënderon Shkëndijën dhe uron Dritën për triumfin evropian - Gazeta Express
string(63) "ffk-falenderon-shkendijen-dhe-uron-driten-per-triumfin-evropian"

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 23:45

FFK falënderon Shkëndijën dhe uron Dritën për triumfin evropian

Sport

Gazeta Express

27/11/2025 23:45

Federata e Futbollit e Kosovës përgëzon Dritën për fitoren e rëndësishme të arritur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të UEFA Conference League.

Skuadra kampione e Kosovës shënoi suksesin e saj të dytë në fazën e grupeve, duke triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Shkëndijës së Tetovës.

Goli i shënuar nga Arb Manaj e çon Dritën në 8 pikë, duke e afruar ndjeshëm me objektivin historik – kualifikimin në fazën tjetër të garës.

Atmosfera në “Fadil Vokrri” ishte mbresëlënëse, në frymën e vëllazërisë dhe unitetit kombëtar, në prag të festës së 28 Nëntorit.

Përkundër motit të ftohtë, tifozët e të dyja skuadrave – “Intelektualët” dhe “Ballistët” – krijuan një spektakël të vërtetë me koreografitë dhe këngët e tyre, duke treguar kulturë sportive dhe respekt reciprok.

FFK falënderon futbollistët, stafin dhe gjithë tifozët e Dritës për këtë paraqitje të shkëlqyer, si dhe shpreh mirënjohje për ekipin dhe tifozët e Shkëndijës për korrektësinë dhe sportivitetin e treguar. /GazetaExpress/