FFK e dënon me një vit Remzi Ejupin! I pamundësohet pjesëmarrja në Kuvendin e FFK-së? - Gazeta Express
string(83) "ffk-e-denon-me-nje-vit-remzi-ejupin-i-pamundesohet-pjesemarrja-ne-kuvendin-e-ffk-se"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2021 23:16

FFK e dënon me një vit Remzi Ejupin! I pamundësohet pjesëmarrja në Kuvendin e FFK-së?

Futboll

Gazeta Express

13/01/2021 23:16

Remzi Ejupi, presidenti i FC Prishtinës, është denuar me një vjet mos kryerje të detyrës së në klubin bardh e kaltër nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo për shkak se disa kritika dhe akuza të rënda që Ejupi i kishte hedhur në drejtim të FFK-së përmes një interviste e kishte shtyrë Komisionin Disiplinor të hapë fillimisht procedurë disiplinore, e pastaj ta dënojë atë.

Lexo Edhe:

Kështu, me këtë dënim Investirotit të madh dhe të vjetër të futbollit kosovar sipas të gjitha gjasave do t’i pamundësohet të marrë pjesë në Kuvendet e ardhshme të FFK-së, ku Ejupi -si delegat i FC Prishtinës – pritej të kërkonte llogari nga krerët e FFK-së sidomos rreth financave të federatës, por edhe rreth rezultateve të fundit të Kombëtares së Kosovës, shkruan GazetaExpress.

Kjo është hera e parë që Ejupi dënohet nga FFK prej gjithe viteve prejse është inkuadruar në futbollin kosovar si investitor, respektivisht si aksionar i klubit më të madh kosovar. Emri i tij prej vitesh është përmendur si një kandidat i mundshëm edhe për kryetar të FFK-së. /GazetaExpress/

Në njoftimin e FFK-së thuhet:

V E N D I M

REMZI  EJUPI; kryetar i FC PRISHTINA  nga Prishtina për shpifje dhe përhapje të pavërtetave ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës dhe anëtarëve të saj  dënohet me ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës  në kohëzgjatje për ; 1 (një)  vit .

A r s y e t i m

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në rastin e shqyrtimit të rastit për bazë pati të gjitha shkrimet e publikuara  si dhe incizimet televizive të transmetuara në; Insport.com (gazetë online) nga ana e kryetarit  të FC Prishtina, z. Remzi Ejupi i cili shpif dhe përhap të pavërteta për Federatën e Futbollit të Kosovës në pretendimet e tij të cituara përmes fjalëve; “skandali“ “keqpërdorimet”, “privatizimi“ , “grup njerëzish”, “infektimi i përzgjedhësit Bernard Challandes”, “humbja e ndeshjes ndaj Sllovenisë” dhe “dyshimet në bastore” e të tjera, për të cilat z. Remzi Ejupi ishte i obliguar që në kohën e përcaktuar nga ana e Komisionit të sjellë fakte dhe të sigurojë prova për të gjitha këto të thëna, por  një gjë e tillë nuk ndodhi, andaj komisioni disiplinor i shkallës së parë duke respektuar Dispozitat e Rregullores disiplinore;  neni 61 Paragrafi 1 pika b; sjellë vendimin e lartshënuar për dënimin e z. Remzi Ejupi kryetar i FC Prishtina  me ndalesë për kryerjen e të gjitha  funksioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit  në raport me Federatën e Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit disiplinor të shkallës së dytë; komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së vendimit, respektivisht pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 13.01.2021

Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetari  Met  Çeku