FFK ankohet në KPM e AGK rreth disa emisioneve sportive: Po duan ta marrin kontrollin mbi Federatën - Gazeta Express
string(98) "ffk-ankohet-ne-kpm-e-agk-rreth-disa-emisioneve-sportive-po-duan-ta-marrin-kontrollin-mbi-federaten"

Futboll

Gazeta Express

16/09/2024 15:20

FFK ankohet në KPM e AGK rreth disa emisioneve sportive: Po duan ta marrin kontrollin mbi Federatën

Futboll

Gazeta Express

16/09/2024 15:20

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një letre të hapur dërguar Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK) është ankuar në disa emisione sportive të televizioneve në Kosovë, me pretendimin se po bëjnë “fushatë mediale” kundër FFK-së dhe Kombëtares së Kosovës dhe se po promovojnë individë që nuk kanë lidhje me futboll me agjenda kundër FFK-së dhe Kombëtares.

Emisioni “Favorit” në T7 ftoi përfaqësues të FFK-së, por nuk iu përgjigjën ftesës

Lexo Edhe:

Mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7, moderatorja e emisionit njoftoi se i është bërë ftesë FFK-së që ta dërgojë një përfaqësues të saj në emision, por FFK-ja nuk ka kthyer fare përgjigje.

Edhe më herët ky emision ka njoftuar për ftesë që ka dërguar në FFK, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur ftesave të mëparshme që i ka marrë.

Përndryshe, FFK shpeshherë është kritikuar për selektim të gazetarëve dhe mediave pasi disa mediave nuk u kthejnë përgjigje kur u dërgohen pyetje për tema të ndryshme rreth FFK-së, Kombëtares dhe në përgjithësi rreth futbollit.

Letra e plotë e FFK-së pa ndërhyrje, dërguar KPM-së, AGK-së dhe SHGSK-së:

“Federata e Futbollit e Kosovës me shqetësim të thellë ka përcjellur zhvillimet e fundit në skenën mediale dhe luftën speciale të disa emisioneve sportive ndaj FFK-së. Fushata mediale kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Kombëtares së Kosovës në Futboll, tashmë ka kaluar çdo normë dhe etikë të gazetarisë profesioniste, norma, të cilat mediumet dhe emisionet përkatëse janë të obliguara edhe ligjërishtë për t’ i respektuar.

Mediumet dhe emisionet e tilla janë shndërruar në platforma të promovimit të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me futboll dhe janë pa integritet profesional e moral dhe të cilët kanë agjendë të hapur kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Kombëtares së Kosovës në Futboll.

Dhënia e hapsirës për individë që në asnjë formë nuk kanë asnjë lidhje me futbollin, promovimi i një fushate të tillë kundër Federatës së Futbollit të Kosovës, ofendimet dhe linçimet publike, shpërfaqin haptasi, unifikimin e disa mediumeve e emisioneve sportive, dhe të një grupi të vogël interesi, rreth qellimit të tyre të vetëm, që në mënyrë jo legjitime, por nga studiot televizive të marrin kontrollin mbi Federatën e Futbollit të Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës, njofton opinionin publik se asnjëherë nuk do të bije pre e asnjë presioni të pabazë nga individë që interesin e një grupi të caktuar e vendosin mbi interesin e futbollit të vendit tonë. Politika e zhvillimit të futbollit të Kosovës, bëhët në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Poashtu zgjedhja e organeve drejtuese të institucionit kryesor të futbollit bëhet në formë legjitime e në Kuvendin e Federatës nga protagonistët e fushës, përkatësisht delegatët e zgjedhur nga klubet dhe organet tjera të jetës futbollistike në Kosovë, e assesi nga studiot televizive e as nga individ pa kredibilitet në futboll por edhe në përgjithësi në jetën publike në Kosovë.

FFK-ja kërkon nga Komisioni i Pavarur për Media, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë, si dhe nga organet drejtuese të mediumeve që të reagojnë dhe të mos lejohën fyerjet, shpifjet, shantazhet dhe kërcnimet qoftë ndaj FFK-së e zyrtarëve të saj, qoftë ndaj delegatëve, klubeve e zyrtarëve të tyre, si dhe të respektohën normat dhe etika e gazetarisë profesioniste.

Në të kundërtën FFK-ja do të marrë masa ligjore ndaj mediumeve në fjalë, ashtu siç do të veproj ndaj indvidëve që vazhdimisht me vetëdije të plotë dhe për interesin e ngushtë kanë shkelur këto parime dhe rregulla.”