Feyenoordi duhet t’i plotësojë tri kushte strikte, nëse do që Sterlingu të luajë - Gazeta Express
string(79) "feyenoordi-9duhet-ti-plotesoje-tri-kushte-strikte-nese-do-qe-sterlingu-te-luaje"

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 20:18

Feyenoordi duhet t’i plotësojë tri kushte strikte, nëse do që Sterlingu të luajë

Futboll

Gazeta Express

17/02/2026 20:18

Raheem Sterling do të duhet të përmbushë tre kushte të rrepta para se të debutojë për Feyenoordin pas transferimit nga Chelsea.

Pas një periudhe të gjatë të bllokuar te Chelsea, ku ishte pjesë e “bomb squad” dhe stërvitej vetëm, Sterling arriti një marrëveshje me klubin për ndërprerjen e kontratës së tij prej rreth 350,000 paund në javë.

Chelsea konfirmoi zyrtarisht përfundimin e kontratës, duke e lejuar Sterlingun të transferohej falas te Feyenoord me një marrëveshje afatshkurtër deri në fund të sezonit.

Megjithatë, Sterling ka mbetur i frustruar pasi nuk ka mundur të luajë ose të stërvitet me bashkëlojtarët e rinj për shkak të komplikimeve me lejen e punës.

Ai ishte në tribunë në “De Kuip” për të ndjekur fitoren 1-0 të Feyenoord ndaj Go Ahead Eagles, por debutimi i tij vazhdon të vonohet pasi qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë nevojë për leje pune për të punuar në vendet e BE-së, sipas “GOV.UK”.

Sipas artikullit të publikuar nga “everaert.nl”, lojtarët duhet të jenë aktivë ose në nivelin më të lartë të futbollit hollandez (Eredivisie) ose në ligën e dytë (Keuken Kampioen Divisie).

Për më tepër, paga duhet të jetë “në përputhje me nivelet e tregut” dhe duhet të ketë “pjesëmarrje të rregullt në një kompeticion të nivelit të njëjtë me ED”.

Sterlingu plotëson të gjitha kriteret me 577 ndeshje në nivel senior, 82 paraqitje për Anglinë dhe 123 gola në Premierligë, por ai duhet të presë, ashtu siç ndodhi me ish-bashkëlojtarin Jordan Henderson, i cili pas një periudhe të shkurtër në Arabinë Saudite, kishte nevojë për leje pune për të luajtur në Ajax.

Për të përshpejtuar procesin, Feyenoordi do të stërvitet në Belgjikë, ku nuk ka këto kufizime ligjore.

Trajneri Robin van Persie shpjegoi: “Kjo lejohet jashtë vendit. Po e bëjmë për të, por gjithashtu dua të punoj mbi zhvillimin e ekipit. Ai do të fillojë stërvitjen pas dy ditësh. Do të shohim çdo javë kur do të jetë gati për ndeshje. Do të marrë pak kohë, por është logjike, pasi nuk ka luajtur për gjashtë muaj.”

Feyenoordi kthehet në fushë të dielën kundër Telstar në Eredivisie./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement