Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka deklaruar se projektligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të shërbejë si instrument kyç për planifikimin e punësimeve në sektorin publik, në përputhje me rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë, raporton TV21.
Sipas Fetait, zbatimi i ligjit do të mbikëqyret nga një trup koordinues brenda Qeverisë, i cili do të drejtohet nga një zëvendëskryeministër dhe do të përfshijë ministrin e Administratës Publike, ministrin e Financave dhe përfaqësues të Agjencisë së Administratës.“Ky ligj do të jetë vegla për të planifikuar punësimet sipas përfaqësimit etnik të reflektuar në regjistrimin e fundit. Trupi koordinues do të miratojë metodologjinë, do të përgatisë raporte vjetore dhe do të marrë masa në nivel politik për të korrigjuar çdo nën-përfaqësim,” theksoi Fetai.I pyetur për pasojat e moszbatimit të ligjit, Fetai tha se kjo çështje do të definohet në kuadër të trupit koordinues dhe Qeverisë, duke nënvizuar se çdo shkelje do të adresohet me masa konkrete politike për të garantuar barazi reale në administratë.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...