Fetahu: Fakt i pakontestueshëm që dështoi zgjedhja e Presidentit, dekreti i Osmanit plotësisht kushtetues - Gazeta Express
string(103) "fetahu-fakt-i-pakontestueshem-qe-deshtoi-zgjedhja-e-presidentit-dekreti-i-osmanit-plotesisht-kushtetues"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:39

Fetahu: Fakt i pakontestueshëm që dështoi zgjedhja e Presidentit, dekreti i Osmanit plotësisht kushtetues

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 12:39

Avokati Faton Fetahu ka thënë se dekreti i presidentes Osmani për zgjedhje, është plotësisht kushtetues.

Fetahu ka thënë se ka skaduar afati për zgjedhjen e presidentit.

“Është fakt i pakontestueshëm se ka dështuar zgjedhja e Presidentit brenda afatit prej më së voni 30 ditëve para përfundimit të mandatit të Presidentes aktuale”.

Po ashtu, sipas tij është fakt i pakontestueshëm se afati 60-ditor për zhvillimin e procedurës për zgjedhjen e Presidentit, sipas nenit 82 (3), ka filluar të rrjedhë nga data 5 janar dhe ka përfunduar dje, më 5 mars 2026.

“Presidenti nuk është zgjedhur dhe, për pasojë, në mënyrë automatike vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Prandaj, dekreti i Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, si rezultat i dështimit për ta zgjedhur Presidentin sipas afateve të mësipërme, është plotësisht kushtetues”.

Fetahu thotë se zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpallja e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement