Fetahu dhe Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

01/10/2021 13:20

Fetahu dhe Dushku do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës

Sport

Gazeta Express

01/10/2021 13:20

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, të shtunën do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës, që do të mbahet në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës.

Në këtë Asamble, krerët e lartë të FIBA Europe do të raportojnë për punën një vjeçare, që nuk ishte aspak e lehtë, ku mbarë globi po përballet me pandeminë e Covid 19.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, drejtuesit e lartë të FBK-së pritet që të takohen edhe me krerët e Federatave të tjera për të shkëmbyer përvojat në projekte të ndryshme, si dhe për të thelluar bashkëpunimin.

Fetahu dhe Dushku janë pjesëmarrës të rregullt në mbledhjet e FIBA Europe, duke përfaqësuar basketbollin e Kosovës dhe duke treguar për projektet e ndryshme të cilat i ka në plan FBK-ja, sidomos me gjeneratat e reja dhe masivizimin e basketbollit në Kosovë.

Kujtojmë që FIBA Evropa i ka besuar disa ngjarje madhore të zhvillohen në Prishtinë, e gjitha kjo falë punës së FBK-së në organizimin e eventeve ndërkombëtare.