Fetahu: Aktgjykimi i Kushtetueses, gurthemel i zgjidhjes së krizës më të madhe - Gazeta Express
string(76) "fetahu-aktgjykimi-i-kushtetueses-gurthemel-i-zgjidhjes-se-krizes-me-te-madhe"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:07

Fetahu: Aktgjykimi i Kushtetueses, gurthemel i zgjidhjes së krizës më të madhe

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 8:07

Juristi i PDK-së, Faton Fetahu, ka deklaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm dhe se përbën një gurthemel në zgjidhjen e një prej krizave më të mëdha kushtetuese në vend.

Duke folur në emisionin special në Dukagjini, Fetahu ka thënë se ndihet i nderuar që në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së ndërtoi kërkesën që çoi në këtë aktgjykim.

Fetahu ka theksuar se Gjykata ka konfirmuar “katërçipërisht dhe fjalë për fjalë” të gjitha shqetësimet e PDK-së lidhur me shkeljet kushtetuese, duke përfshirë, sipas tij, anulimin e komisionit për votim të fshehtë dhe përcaktimin e votimit të hapur si mënyrën e vetme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një vendim i pritshëm. Unë edhe pa modesti e them që ndihem i gëzuar e i nderuar që ne emër të GP të PDK-së të ndërtojë një kërkesë e cila ka sot është bërë gurthemeli i zgjidhjes së njërës prej krizave më të mëdha kushtetuese të vendit. Dhe përmes këtij rasti, Gjykata konfirmoi katërçipërisht dhe fjalëpërfjalshëm të gjitha shqetësimet tona për shkeljen kushtetuese. Duke përfshirë e para anulimin e komisionit për votim të fshehtë.

Kësaj radhe ishte edhe me i qartë sepse u shënua fjalpërfjalë se votimi i hapur si mënyrë e vetme e të votuarit. Së dyti, u rrëzua të gjitha veprimet e Deharit si jo kushtetuese. Pra Dehari ishte kontributori më i madh në grupin e tij parlamentar që Kuvendi të mbahet peng tash e 6 muaj. Rrjedhimisht gjykata anuloi veprimet e tij. Duke i konstatuar gjithashtu dyfish shkelje kushtetuese, edhe ato që kanë buruar ose dervuar nga moszbatimi i aktgjykimi paraprak”, ka thënë Fetahu.