Kandidati numër 89 i PDK’së për deputet, Fetah Paçarizi, është takuar me disa nga bashkëluftëtarët e operacionit “Shigjeta” të UÇK’së.
“Një takim i mrekullueshëm me disa nga bashkëluftëtarët e operacionit “Shigjeta” të UÇK-së, me të cilët ndamë mendime lidhur me situatën aktuale, për të ardhmen e Kosovës dhe kujtuam kohën e lavdisë, ku mbi të gjitha mora mbështetjen e tyre të pakursyer për kandidaturën time si deputet në Parlamentin e Kosovës.”
Ai është zotuar se do t’i mbrojë interesat e invalidëve dhe veteranëve të UÇK’së.
“Me këtë rast u zotova se do të jem përherë në mbrojtje të interesave të tyre, ashtu siç e parasheh edhe programi i Kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza, me rritjen e pagave për 50%, po ashtu dhe mundësinë e punës në sektorin privat pa ndalimin e pagës së pensionit. 🇦🇱Lavdi dëshmorëve, respekt e përulje për invalidët dhe veteranët e UÇK-së!”