Feston ditëlindjen në karantinë, urohet në mënyrë të veçantë nga miqtë dhe fqinjët - Gazeta Express
string(81) "feston-ditelindjen-ne-karantine-urohet-ne-menyre-te-vecante-nga-miqte-dhe-fqinjet"

Gazeta Express

05/04/2020 14:53

Feston ditëlindjen në karantinë, urohet në mënyrë të veçantë nga miqtë dhe fqinjët

Gazeta Express

05/04/2020 14:53

Adoleshentja nga Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuar, nuk ka mundur t’i mbante lotët nga befasia që ia bën fqinjët për ditëlindje.

Meqenëse ditëlindja e saj ndodhi kur të gjithë janë në karantinë si pasojë e coronavirusit, fqinjët dhe miqtë u organizuan që t’ia urojnë në mënyrë të veçantë këtë ditë.

Lexo Edhe:

Ata i kishin kërkuar familjarëve të saj, që ta nxjerrin jashtë shtëpisë, ndërsa parakaluan me vetura para saj deh iu binin borive. Derisa mbanin në duar tablo dhe balona, ata e thërrisnin dhe ia uronin ditëlindjen, ndërsa ajo vetëm ua bënte me dorë.

Me të përfunduar parakalimi i nëntë veturave, një fqinj e ka ndezur një altoparlant të fuqishëm, ku i është kënduar kënga e ditëlindjes.

“Të gjitha këto, por dhurata nuk ka”, ka qenë një koment, për organizimin ku u mbajt distanca sociale dhe nuk ka pasur ndonjë shkëmbim dhuratash për të ruajtur sigurinë.

Ky organizim është pëlqyer shumë dhe shumë nga komentuesit, kanë thënë se do të vepronin njëjtë, nëse dëshirojnë se dikush në afërsi të tyre është duke festuar. /Telegrafi/