Ballkani dhe Drita e kanë ruajtur primatin në Superligë pasi i fituan duelet përkatëse në xhiron e 25-të të Superligës së futbollit.
Therandasit e mundën me vështirësi Prishtinën e Re me rezultat minimal, 1:0 me golin e Tolajt në pjesën e dytë.

Kurse, kampionët aktualë fituan ndaj Dukagjinit, 2:1.

E Gjilani ia ndali ecurinë pozitive Llapit, të cilin e mundi në Podujevë, 3:2. /Gazeta Express