Festivali ‘Sunny Hill’ rikthehet këtë verë - Gazeta Express
string(40) "festivali-sunny-hill-rikthehet-kete-vere"

Festivali ‘Sunny Hill’ rikthehet këtë verë

Muzike

Gazeta Express

07/02/2024 23:12

“Sunny Hill” do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të radhës.

Pas një viti pushim, festivali, që ka sjellë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, ka njoftuar në rrjete sociale rikthimin.

Lexo Edhe:

“Sunny Hill” gjithashtu është listuar si njëri ndër pesë festivalet më të mira të cilat nuk duhet humbur në Evropë.

Në vitin 2022, koncerti përveç në Prishtinë është mbajtur edhe në Tiranë.

Disa nga yjet e famshëm të pranishëm në “Sunny Hill Festival 2022” ishin: J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Mahmood, Burak Yeter etj.