Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, ‘PITF’ hap thirrje për pjesëmarrje - Gazeta Express
string(66) "festivali-nderkombetar-i-teatrove-pitf-hap-thirrje-per-pjesemarrje"

Arte

Gazeta Express

15/02/2024 15:05

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, ‘PITF’ hap thirrje për pjesëmarrje

Arte

Gazeta Express

15/02/2024 15:05

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove – Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” dhe Teatri AAB “Faruk Begolli” nga Prishtina, ftojnë të gjitha palët e interesuara (teatrot profesionale, kompanitë teatrore, kompanitë e pavarura teatrore dhe format e tjera të prodhimeve teatrore) të aplikojnë për pjesëmarrje në edicionin e tetë të Festivalit PITF 2024, i cili do të mbahet nga 20-26 Maj 2024.

Festivali ka karakter garues, me një juri profesionale si dhe dy juri të veçanta të studentëve dhe të medias. Festivali shpërblen aktorin/aktoren më të mirë si dhe ndan Çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërsa nuk ka kufizim të zhanrit.

Lexo Edhe:

Qëllimi i festivalit është të prezantojë projektet teatrore me cilësi të lartë nga e gjithë bota dhe të shkëmbejë mendime, ide, plane dhe përvoja, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në shkëmbimin e projekteve.

Aplikimet mund të dorëzohen deri më 15 Prill 2024.