Ky vit shënon edicionin e shtatë të festivalit ndërkombëtar të poezisë ‘Republika’, me pjesëmarrjen e 17 poetëve me origjinë nga Ballkani dhe vende të ndryshme të globit.
Në një atmosferë intime, përgjatë 3 ditëve do të kemi:
Premierë të dokumentarit: KUFIRI I KUQ – t’huej mes t’vetve, me skenar të Admirina Peçit dhe regji të Rrezart Shehut
Promovimi i librit NATA E QEJVE të shkrimtarit, PrimoShllaku, me panelistë, stuediuesen, Esma Dodaj dhe stuediuesin e shkrimtarin Adil Olluri, nën moderimin e shkrimtarit, AzemDeliu.
Panel diskutimi mbi përkthimet dhe letërsinë me panelistë, Elmaz Fida, Ana Kove, Vlora Konushevci, Arjan Kallço dhe Gazmend Bërlajolli, nën moderimin e shkrimtarit, Azem Deliu.
Ekspozita HOMAZH me 17 portrete të figurave shqiptare që kanë dhanë kontribut në fushën e kulturës, nga artisti i fotografisë, Fahredin Spahija
Performancë muzikore nga solistja Ardiana Bytyqi nën përcjelljen e Urim Maliqit
Interpretim i poezive nga aktori, Xhevdet Doda
Shoqnimi i poezive me kitarë nga instrumentisti, Urim Maliqi
Vizitë Ulpianës – qytetit ilir të jetës pararomake
Moderohet nga, Arlinda Rexhaj