Festivali letrar ndërkombëtar i të rinjve “Tirana Gate 2022” - Gazeta Express
string(58) "festivali-letrar-nderkombetar-i-te-rinjve-tirana-gate-2022"

Festivali letrar ndërkombëtar i të rinjve “Tirana Gate 2022”

Arte

Gazeta Express

05/10/2022 13:54

“Tirana Gate”, edicioni i dytë i festivalit letrar ndërkombëtar. Sivjet është viti i dytë në të cilin organizohet festivali letrar ndërkombëtar, “Tirana Gate” me shkrimtarë nga Ballkani si, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria dhe autorë nga Turqia, që në labirinthin e një paraleleje mes historisë personale dhe asaj kombëtare do të na rrëfejnë histori shtetesh dhe qytetesh, histori qytetërimesh dhe jetësh individuale. Gjithashtu pjesë e Festivalit do të jenë autorë europianë si nga Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Rumania, fitues të çmimit ndërkombëtar Çmimi Europian i Letërsisë (EUPL), ku edhe Shqipëria bën pjesë me 3 autorë të saj.

Në këtë edicion, do të synohet që nëpërmjet së kaluarës të flitet për të sotmen dhe për të nesërmen ne një mision për të transportuar kultura, histori, qytetërime, marrëdhënie njerëzore.

Lexo Edhe:

Tema kryesore e këtij festivali do të jetë “Fqinjët”, ata afër dhe ata larg, me panelet e diskutimit mes shkrimtarëve  europianë dhe Ballkanit Perëndimor. Në tridhjetë vite ky rajon po përballet me histori të ngjashme, shkëputjen nga regjimet totalitare dhe  histori arratie e dëbimi.

Milena Selimi, drejtore artistike e festivalit thotë se “Kultura është e vetmja hapësirë pa kufij ku mund të lëvizim pa lejekalimi, ku në vend që të kundërshtojmë  mund të dialogojmë edhe nëse nuk jemi dakord. Prej këtu lind nevoja që të flasësh me Tjetrin. Të njohësh Tjetrin, do të thotë të fillosh ta respektosh. Të respektosh do të thotë të tolerosh. Të tolerosh do të thotë të bashkëjetosh. Bashkëjetesa është një element kulture. Kapërcimi i  kufijve gjeografikë, midis disiplinave dhe diskutimeve, bëhet i mundur vetëm nëse ai apo ajo që udhëton ia del të zhvendosë kufijtë e brendshëm.  “Po udhëtoj brenda vetes” thotë Julia Kristeva, filozofja e shquar bullgare. Vetëm në këto kushte idetë ngrihen mbi dëshpërimin dhe ta kuptosh këtë nuk është e pamundur.

Do të flasim për Ballkanin Perëndimor duke diskutuar: A e përcakton e kaluara të ardhmen?. Njëherësh në panele të ndryshme autorët pjesëmarrës do të përballin krijimtaritë për tema të tjera të rëndësishme si Vendlindja vs refuzimi kulturor, apo Meta(for)a  në kohën e ‘qenve’ Mes ‘Dëshiroj’ dhe “Duhet”, një hapësirë për paraqitjen e mendimeve të papërpunuara, për shkrimet e pakapshme, të papajtueshme me askënd dhe asgjë, për rrëfimin e zhveshur nga “Dëshiroj” dhe ‘Duhet”, ku shfaqen veç mendimet dhe ndjenjat. Për letërsinë që trondit e revolton ‘turmën’. Tema të tjera do të jenë: Gjuha- Atdhe brenda Atdheut, në një diskutim sesi gjuha mund të vendosë kufij të caktuar, që mbeten më shumë imagjinarë, pasi autorët sot largohen nga vendi I gjuhës së fëmijërisë së tyre. Madzirov, “Gur i zhvendosur”, rikthim i fuqisë, hapësirës dhe paqes. Selmani, poeti në kërkim të gjysmës së humbur, Babait dhe poetja Halili, që ‘procesin e reflektimit e të shkrimit e sheh si zbulesë të po asaj kujtese që veçse është brenda nesh por e kemi harruar”, do të flasim edhe për tema si “Harresa si proces i ripërtëritjes / Kujtesa si pasqyrë e ndërgjegjes”, etj.

Sikurse shumë aktivitete të tjera letrare e kulturore, edhe edicioni i sivjetëm i festivalit do të solidarizohet me Ukrainën, në një seksion të dedikuar asaj nëpërmjet sjelljes së disa autorë përmes krijimtarisë së tyre. Poema dhe ditarët e luftës aktuale në Ukrainë do të komunikojnë me publikun. Letërsia si akt rezistence – Letërsia si shpëtim nga lufta. Mirëpresim autorët nga Ukraina, Halyna Kruk dhe Oleksandr Mykhed që do të përshëndesin nga Ukraina me video mesazhe, ndërsa poeti, përkthyesi dhe  njohësi i çështjeve që lidhen me Ballkanin, Andriy Lyubka, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të vështirë, (shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë) do të jetë pjesëmarrës në festival. Së bashku me kolëgët Lako, Madzirov, Çoku dhe Dushi do të lexojnë  në hapësirën e leximit Ukraine- STOP ËAR.

Festivali ka një program të ngjeshur, që jep mundësinë e ndjekjes së autorit të dashur, shqiptar, apo fqinj. Kemi një përparësi, pasi disa nga autorët pjesëmarrës janë të përkthyer në shqip dhe lexuesi, nëse nuk i ka njohur, do të ketë një arsye më shumë për t’i njohur dhe zbuluar përmes festivalit. Kemi në shqip Madzirov, Velikic, Bajac, Kalpuzos, Reka Man- Varhegy, Jančar, Terziyski, Ayfun Tunc, etj., përkthyer mjeshtërisht nga punëtorët e palodhur të hapësirës ballkanike, Ben Andoni, Nikollë Berisha, Kristo Pulla, Maniela Sota, Milena Selimi, që bëjnë të mundur  atë Trans (Port), apo rrugën e mundimshme drejt Tjetrit. Nga një gjuhë në tjetrën. Nga një kulturë në tjetrën.

Festivali do të mbahet në sallën UNESCO- Muzeu Historik Kombëtar në datat 5,6,7 tetor 2022, në oraret 10:00-14:00 dhe 16;30-17:30. E veçantë do të jetë gjuha e festivalit, kus ecili autor do të flasë, diksutojë dhe lexojë në gjuhën e tij, pra do të dëgjojmë shqip, turqisht, greqisht, bullgarisht, maqedonisht, serbisht sllovenisht, ukrainisht, rumanisht, anglisht. Autori më i ri i festivalit është 23 vjeçari Andreas  Dushi dhe autori më në moshë: Drago Jančar, 73 vjeçar.

PROGRAMI I AKTIVITETEVE

E mërkurë, 5 tetor 2022

Ora 10:30

Muzeu Historik Kombëtar, salla “UNESCO”

Ceremonia e hapjes, me pjesëmarrjen e organizatorëve, autorëve, përkthyesve dhe personaliteteve të artit e kulturës.

Ora 11:00-12:00

Paneli 1

(Ri)udhëtoj brenda vetes. / Letërsia si zë nga Unë te Tjetri. /Afër, larg, përballë, pas shpine. / Liria ime nuk ngjan me askënd Tjetër.

Pjesëmarrës: Drago Jançar (Slloveni); Anna Kove (Shqipëri); Ylljet Aliçka (Shqipëri); Moderator: Arta Marku

Gjuha: Shqip, sllovenisht

Kultura është e vetmja hapësirë pa kufij ku mund të lëvizim pa lejekalimi, ku në vend që të kundërshtojmë mund të dialogojmë edhe nëse nuk jemi dakord. Që këtu lind nevoja që të flasësh me Tjetrin. Të njohësh Tjetrin, do të thotë të fillosh ta respektosh. Të respektosh do të thotë të tolerosh. Të tolerosh do të thotë të bashkëjetosh. Bashkëjetesa është një element kulture. Kapërcimi i kufijve gjeografikë, midis disiplinave dhe diskutimeve, bëhet i mundur vetëm nëse ai apo ajo që udhëton ia del të zhvendosë kufijtë e brendshëm. “Po udhëtoj brenda vetes” thotë Julia Kristeva, filozofja e shquar bullgare. Vetëm në këto kushte idetë ngrihen mbi dëshpërimin dhe ta kuptosh këtë nuk është epamundur.

Ora 12:00-12:30

Autorët lexojnë

Andreas Dushi (Shqipëri); Mimoza Hysa (Shqipëri); Ivana Trajanoska (Maqedonia e Veriut)

Ora 12:30-13:30

Paneli 2

Meta(for)a në kohën e “qenve” Mes “Dëshiroj” dhe “Duhet”

Pjesëmarrës: KalinTerziyski (Bullgari); Stefan Çapaliku (Shqipëri); RitaPetro(Shqipëri); Oleksandr Mykhed (Ukrainë) Moderatore: Milena Selimi

Gjuha: Shqip, bullgarisht, anglisht

Një hapësirë për paraqitjen e mendimeve të papërpunuara, përshkrimet e pakapshme, të papajtueshme me askënd dhe asgjë, për rrëfimin e zhveshur nga “Dëshiroj” dhe “Duhet”, ku shfaqen veç mendimet dhe ndjenjat. Për letërsinë që trondit e revolton “turmën”. Me shkrimtarin e Çmimit Europian Terziyski, që beson se shkruan në “kohën e qenve”, në atë kohë kur shkrimtarët shkruajnë vetëm gjëra të tregtueshme dhe Çapalikun, që sjell njeriun e epokës moderne ku “secili çmendet në mënyrën e vet”. Me Rita Petron që beson se jeta është si stil i lirë – duhet të mbash ritmin, të dish frymëmarrjen. Në momentin që i mban të dyja, mund të ecësh sa të duash, madje edhe në jetë…! Si do ta quajmë këtë kohë në letërsi, botë reale? Ose realitet objektiv?

Ora 13:30-14:00

Autorët lexojnë / Lexime skenike

Drago Jançar (Slloveni); Telemak Koça (Greqi); Mariana Kondi (Shqipëri)

Ora 13:30-14:00

Lexime / Klubet e Librit / Gjimnazet e Tiranës / Festivali i të Rinjve

Ora 14:00-16:00

Pushim

Ora 16:00-16:30

Autorët lexojnë

Arbër Selmani (Kosovë); Erina Çoku (Shqipëri); Lulzim Haziri (Maqedonia e Veriut)

Ora 16:30-17:30

Paneli 3

Vendlindja vs Refuzimi kulturor

Pjesëmarrës: Telemak Koça (Greqi); Odise Kote (Shqipëri); Ivana Trajanovska

(Maqedonia e Veriut); Majlinda Rama (Shqipëri) Moderator: Alban Tufa

Gjuha: Shqip, maqedonisht, anglisht

Që nga vendlindja, shtresa e parë e vetëdijes, një ballafaqim i parë dhe i paharruar me botën, ka shumë rrugë për të ecur. Aty gjenden shpesh kuptimet themelore të asaj që do të ndodhë më pas në jetën e njeriut. Aty janë lindjet, vdekjet, këngët, legjendat, aty gjithçka është magjike, por njeriu kërkon të dalë nga “fëmijëria e përjetshme”. Vendlindja është pase bota përpara. Një rrugëtim dhe dyzim i vazhdueshëm: dy kohë, dy botëkuptime, dy breza.

Ora 17:30-18:00

Autorët lexojnë

Kalin Terziyski (Bullgari); Nikola Madzirov (Maqedonia e Veriut); Ervina Halili

(Kosovë); Janis Kalpuzos (Greqi)

Ora 18:00-19:00

Paneli 4

Balkan Beauty, Balkan Blood

Ballkani Perëndimor: A e përcakton e kaluara të ardhmen?

Pjesëmarrës: Vladislav Bajac (Serbi); Diana Çuli (Shqipëri); Janis Kalpuzos (Greqi); Andriy Lyubka (Ukrainë) Moderator: Ben Andoni

Gjuha: Shqip, ukrainisht, serbisht, greqisht

Çfarë ishte “e përbashkët” dhe konkretisht çfarë është “Ballkani” për Ballkanin. Sa gjerësisht dhe sa thellë duhet të jenë të përbashkëta elementet hipotetike të përbashkëta të afta për të formuar një zonë dukshëm të larmishme në një rajon “unitar” kulturoro-historik? Cilat janë tiparet e dallueshme “ballkanike” – gjeografike/gjeopolitike, kulturore, historike – që e veçojnë këtë rajon nga rajonet e tjera dhe i japin atij një unitet koheziv?

Ora 19:00- 19:30

Autorët lexojnë

Vladislav Bajac (Serbi); Diana Çuli (Shqipëri); Sebnem Isiguzel (Turqi)

E enjte, 6 tetor 2022

Muzeu Historik Kombëtar, salla “UNESCO”

Ora 10:00-11:00

Paneli 1

Labirinthi i kohës

Aty ku e kaluara matet në mijëvjeçarë, historitë janë të panumërta.

Pjesëmarrës: Dragan Velikic (Serbi); Mimoza Hysa (Shqipëri); Besnik Mustafaj (Shqipëri) Moderator: Ben Andoni

Gjuha: Shqip, anglisht, serbisht

Në labirinthin e një paraleleje mes historisë personale dhe asaj kombëtare; histori shtetesh dhe qytetesh, histori qytetërimesh dhe jetësh individuale. Çdo gjë i nënshtrohet rishqyrtimit dhe riinterpretimit. Heronjtë e djeshëm të sotëm janë tradhtarë, spiunë, ose alkoolikë. Sikur të kemi vendosur që historinë tonë personale ta zëvendësojmë me gjithçka që nuk na përshtatet me përmbajtje të dëshirueshme dhe ta shpallim atë një të vërtetë të sapozbuluar. Fitoret e së shkuarës i shohim jo si fitore e një ideologjie, por si një triumf i mentalitetit – në fakt, një pasqyrim i potencialit negativnjerëzor.

Ora 11:15 -11:45

Autorët lexojnë

Virgjil Muçi (Shqipëri); Dragan Velikiç (Serbi); Brajan Sukaj (Shqipëri)

Ora 12:00-13:00

Paneli 2

Gjuha-Atdhe brenda Atdheut

Pjesëmarrës: Nikola Madzirov (Maqedonia e Veriut); Ervina Halili (Kosovë); Ayfer Tunc (Turqi); Andriy Lyubka (Ukrainë)

Moderatore: Milena Selimi

Gjuha: Shqip, maqedonisht, turqisht, ukrainisht

Të rritesh mes dy gjuhëve, dy ideologjive, dy sistemeve, dy gjeneratave, kufijve të dukshëm, qyteteve të padukshme. Letërsia e vendeve tona rrethohet nga emra të letrave që nuk e kanë vërtetuar suksesin, bombarduar në një propagandë mediatike emrash të sotëm, të pavërtetuar për vlerën.Gjuha mund të vendosë kufij të caktuar, që mbeten më shumë imagjinarë, pasi autorët sot largohen nga vendi i gjuhës së fëmijërisë së tyre. Madzirov, “Gur i zhvendosur”, rikthim i fuqisë, hapësirës dhe paqes. Poetja Halili, që “procesin e reflektimit e të shkrimit e sheh si zbulesë të po asaj kujtese që veçse është brenda nesh, por e kemi harruar”.

Ora 13:00-13:30

Autorët lexojnë

Ayfer Tunc (Turqi); Besnik Mustafaj (Shqipëri); Ylljet Aliçka (Shqipëri)

Ora 13:30-14:00

Lexime / Klubet e Librit / Gjimnazet e Tiranës / Festivali i të Rinjve

Ora 14:00-16:00

Pushim

Ora 16:00-16:30

Autorët lexojnë

Vera Bekteshi (Shqipëri); Gjoko Zdraveski (Maqedonia e Veriut);  Azem Deliu (Kosovë); Alban Tufa (Shqipëri)

Ora 16:30-17:30

Paneli 3

Harresa si proces i ripërtëritjes / Kujtesa si pasqyrë e ndërgjegjes

Pjesëmarrës: Vera Bekteshi (Shqipëri); Persida Asllani (Shqipëri); Ag Apolloni (Kosovë) Moderator: Fatmira Nikolla

Gjuha: Shqip

Çështja e “përballjes me të kaluarën” dhe pikënisja për të sotmen.

Shumë ideologji dhe shumë pak njohuri, kjo është karakteristikë e kësaj hapësire dhe nuk është aspak një pikënisje e mirë për çdo përballje. Çështja e kërkimit të “spiunit”, apo disidentit, kërkimi për të zbuluar lidhjet e ndryshme të fshehura, kombinimet e fshehta, zbardhja e rrjetit të interesave. Pa përmendur fatkeqësitë e tjera që kanë prodhuar politika të caktuara. A mundet ta rindërtojmë të kaluarën? Çfarë ndodh kur përpiqemi të rindërtojmë të re ndërtesën e së kaluarës nga përbërësit e saj të shpërndarë.

Ora 17:30-18:00

UKRAINE-STOP WAR

Fjalë dhe Luftë. Poema dhe ditaret e luftës për Ukrainën. Poema si akt rezistence.

A ofron poezia shpëtim gjatë Luftës?

Lexime të autorëve: Halyna Kruk (Ukrainë); Oleksandr Mykhed (Ukrainë); Natasha Lako (Shqipëri); Andriy Lyubka (Ukrainë); Izet Sarajlić (Bosnje- Hercegovinë); Paul Celan (Gjermani); Nikola Madzirov (Maqedoni e Veriut)

Ora 18:00-19:00

Paneli 4

Koha – si rrjedh ajo në letërsi nga kultura e një populli në një tjetër

Pjesëmarrës: Tom Kuka (Shqipëri); Namik Dokle (Shqipëri); Dorian Koçi (Shqipëri); Sebnem Isiguzel (Turqi) Moderatore: Luela Myftari Gjuha: Shqip, turqisht

Romani historik, pasqyrë e një shoqërie, në një periudhë të plotë që vjen në jetë në një mënyrë unike, duke portretizuar paragjykimin së bashku me aventurën, aksionin, dashurinë, situatat komike dhe tragjike. Koha ka vende, mënyra, zakone, tradita, besime fetare, të vërteta personale, por gjithashtu nevojat e brezave të ndryshëm që janë thirrur për të bashkëjetuar. Nëpërmjet së kaluarës flasim për të sotmen dhe për të nesërmen.Vetëm atëherë letërsia ka -vlerë.

Ora 19:00-19:30

Autorët lexojnë

Anna Kove (Shqipëri); Ag Apolloni (Kosovë)

E premte, 7 tetor 2022

Muzeu Historik Kombëtar, salla “UNESCO”

Ora 10:00-11:00

Paneli 1

Fjala lind përmes Heshtjes

Pjesëmarrës: Erina Çoku (Shqipëri); Gjoko Zdraveski (Maqedonia e Veriut); Halyna Kruk (Ukrainë); Lulzim Haziri (Maqedoni e Veriut); RékaMán-Várhegyi (Hungari) Moderatore: Milena Selimi

Gjuha: Shqip, maqedonisht, anglisht

Kujtesa, e cila nuk është shuma e kujtimeve të ngjarjeve të jetuara, po është një botë e mjegullt, gjithsesi fantazmagorike, e depozituar në fundpuset e shpirtit dhe me një atmosferë të atillë që përbën habitatin e natyrshëm të imagjinatës së autorit, apo të metabolizmit ndërmjet imagjinatës dhe ngjarjeve të asaj që quajmë botë reale.

Ora 11:00 -11:30

Autorët lexojnë

Brajan Sukaj (Shqipëri); Senem Cevher (Turqi); Stefan Çapaliku (Shqipëri)

Ora 11:30-12:30

Paneli 2

Be the change you want to see

Ji ndryshimi që kërkon të shohësh

Pjesëmarrës: Natasha Lako (Shqipëri); Brajan Sukaj (Shqipëri); Senem Cevher (Turqi);

Arta Marku (Shqipëri) Moderatore: Alda Bardhyli Gjuha: Shqip, turqisht

Figurat ekstreme njerëzore duhet të përshtaten gjithmonë me çizmet e ngushta të “shpirtit të kohës”. Autori drejt lexuesit, për t’u afruar me emocionet e tyre, historitë e tyre, vlerat e tyre kulturore, të shkuarën dhe të ardhmen e tyre. Liria, diçka qëduhet mësuar. Përparimi i qytetërimit sot, për fat të keq, matet nga dimensioni i pasurisë materiale, konsumizmi, zotërimi, individualizmi, dhe jo nga dimensioni i pasurisë shpirtërore, njohurisë, mirëkuptimit, dashurisë. Atëherë, si të ruajmë shtëpinë, tokën, botën dhe gjithçka tjetër në një kuptim (meta)fizik?

Ora 13:00-14:00

Paneli 3

E-book, audiobook – tendencë apo versione?!

Pjesëmarrës: Eris Rusi (Shqipëri); Alban Tufa (Shqipëri); Luela Myftari (Shqipëri) Moderator: Andreas Dushi

Gjuha: Shqip

Si shkruajnë autorët e shekullit XXI, ruajtja e shkrimit, apo tendenca për teknologjinë e kohës. Si bëhemi më shpejt të njohur? Botime, apo versionet e rrjeteve sociale?

Ora 14:00-17:00

Pushim

Ora 17:00-18:00

Paneli 4

Trans (Port) -Rruga e mundimshme drejt Tjetrit.

Nga një gjuhë në tjetrën. Nga një kulturë në tjetrën.

Pjesëmarrës: Ben Andoni, Maniela Sota, Milena Selimi, Erion Gjatolli, Kristo Pulla, Blerta Hyska, Anna Kove, Aida Baro.

Moderatore: Luela Myftari

Gjuha: Shqip

Njeriu nuk mund t’i mësojë dot brenda një jete njerëzore të gjitha gjuhët e botës, madje as ato më të përhapurat e më të përdorshmet, shoqëria dhe tërë autoritetet e saj e kuptuan se pa përkthyesit rruga e mundimshme drejt njohjes do të ishte edhe më rraskapitëse. Umberto Eco thekson se “zanati i përkthyesit është një profesion që i përket së ardhmes”, ç’ka do të thotë se bota moderne nuk do të mund të bëjë dot pa përkthyes.

Ora 18:00-19:30

Paneli 5

Nata Ballkanike Found inTranslation

Te “Nata Ballkanike”, edhe këtë vit publikun e Tiranës e presin çaste poetike, momente që të mbeten në mendje, situata gazmore dhe libra që të bëjnë për vete, në natën më të bukur të leximit në Tirana Gate 2022.

Pjesëmarrës: Gjoko Zdraveski (Maqedonia e Veriut); Erina Çoku (Shqipëri); Nikola Madzirov (Maqedonia e Veriut); Ervina Halili (Kosovë); Sebnem Isiguzel (Turqi); Kalin Terziyski (Bullgari); Lulzim Haziri (Maqedonia eVeriut)/Exlibris