Festivali i Ramë Lahajt solli frymë operistike për net me radhë në Prishtinë - Gazeta Express
string(76) "festivali-i-rame-lahajt-solli-fryme-operistike-per-net-me-radhe-ne-prishtine"

Arte

Gazeta Express

01/08/2022 14:20

Festivali i Ramë Lahajt solli frymë operistike për net me radhë në Prishtinë

Arte

Gazeta Express

01/08/2022 14:20

Tenori i njohur Ramë Lahaj, i cili tashmë veç është emër i njohur kudo ku flitet për muzikën serioze, Prishtinën për net me radhë e shndërroi në qendrën e tingujve mbresëlënës. Ai solli në kryeqytet numër artistesh vendor e të huaj. Tenor, soprano e vetë Filharmonia e Kosovës u bënë bashkë në mbrëmjet e muzikës të Ramë Lahajt, mbrëmje këto që ai i dedikoi nënës së tij.  

Adhurim Grezda dhe grupi ‘Don’t listen to your neighbors’, e hapen festivalin Rame Lahaj International Opera Festival me promovimin e albumit të tyre të ri – ‘Udhëtim në kohë’, një album padyshim mbushur me vlera artistike. Në koncertin i cili u mbajt prej orës 20:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, këta artistë mirëpriten të gjithë për t`ju dhuruar emocione mahnitëse. Kopjet falas të albumit u gjenden në koncert.

2 vite prej kur Nexhmije Pagarusha nuk është më u mbajt mbrëmje në nderim të saj. Kjo mbrëmje iu kushtua edhe Çesk Zadeja, në 95 vjetorin e tij me shumë vepra premierë enkas për atë mbrëmje, ku performuan: Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaçani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqëruar në piano nga Mennan Bërveniku.

Erika dhe Leonardo, yje të skenës ndërkombëtare, erdhën për herë të parë në Prishtinë për t’i dhënë pak nga fryma operistike italiane.

Erza Muqolli, Anna Bondarenko, të gjithë të shoqëruar nga e mrekullueshmja Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe Kori i Fëmijëve ‘Okarina.

Elvis Kalemi erdhi në masterclass të ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ si një student i zakonshëm i këndimit, e tash kishte fituar simpatinë nga të gjithë.

Elvisi ishte studenti më i pasionuar e më i rregullt, duke e ndjekur vazhdimisht për 8 ditë me radhë masterclassin, për të mësuar atë që ai e do më shumë se gjithçka tjetër.

Elvisi jo vetëm që arriti të këndonte në mbrëmjen e të rinjve, por me profesionalizmin e tij, me edukatën, humanitetin e përkushtimin e tij, rrëmbeu zemrën të gjithëve por edhe vetë maestros Jean Bernard Thomas, i cili u ngjit në skenë me Elvisin për të kënduar së bashku kryeveprën ‘Panis Angelicus’.

Një natë shumë e veçantë për tenorin ishte edhe nata e artistëve të rinj, që është titulluar ‘New Generation’. Këta ishin studentë e artistë të rinj e në karrierë të cilët e kanë ndjekë masterclassin për shtatë ditë me radhë, me në krye mikun e ngushtë të festivalit Jean Bernard Thomas.

Koncerti ‘New Generation’ ishte i një rëndësie unike pasi ishte fryt i edukimit mbi artin operistik.

Erza Muqolli, Anna Bondarenko, të gjithë të shoqëruar nga e mrekullueshmja Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe Kori i Fëmijëve ‘Okarina.

Ky ishte mesazhi i Angelas për miqtë e festivalit RLIOF : ‘Dua t`i uroj të gjithë ata që kanë punuar për ta organizuar këtë koncert. Për arsye shëndetësore nuk do ta kem të mundur udhëtimin në Kosovë kësaj radhe, por shpresoj të jem në mesin tuaj dhe afër mikut dhe kolegut tim Rame Lahaj, edicionin e ardhshëm’.

Ndërsa Ramë Erza Muqolli, Anna Bondarenko, të gjithë të shoqëruar nga e mrekullueshmja Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe Kori i Fëmijëve ‘Okarina.

Ajo erdhi për herë të parë në Prishtinë, përderisa në anën tjetër, me shumë keqardhje u njoftua se sopranoja Angela Gheorghiu nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe e kishte të pamundur të udhëtonte për në Kosovë, ku edhe po e planifikonte debutimin e saj në festivalin RLIOF.

Yende është një soprano e jashtëzakonshme, e cila me shpejtësi arriti majat e karrierës së saj operistike duke u shndërruar kështu në një prej yjeve më të njohura në botën operistike.

Sopranoja Pretty Yende iu bashkangjit RLIOF në natën Gala ‘Rame Lahaj and friends’, me 31 korrik, në ora 20:30 në Sheshin Skenderbeu në Prishtinë.

Edicioni i dytë i festivalit ‘Rame Lahaj International Opera Festival’ mbrëmë kulmoi me natën Gala, ku artistë të përmasave botërore dolën përpara publikut në zemër të Prishtinës. Tenori Rame Lahaj, me karizmën dhe profesionalizmin që e karakterizon, ishte katalizatori i mbrëmjes, duke performuar i vetëm por edhe me artistët tjerë. Pretty Yende, Franco Vassallo, Erza Muqolli, Jean Bernard Thomas, Anna Bondarenko, shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe më vonë edhe Kori i Fëmijve ‘Okarina’, i dhanë Kosovës një natë që nuk do të harrohet, mbushur me emocione të forta që e ndritën kryeqytetin, me rreth 3000 bileta të shitura e me shikues të tjerë që e përcollën festivalin përreth Sheshit Skenderbeu.

/Gazeta Express