Festivali i parë shqiptarë në Amerikë, Xhensila, Ledri e Ghetto Geasy pjesë e tij - Gazeta Express
string(79) "festivali-i-pare-shqiptare-ne-amerike-xhensila-ledri-e-ghetto-geasy-pjese-e-tij"

Rozë

Gazeta Express

31/03/2026 10:53

Festivali i parë shqiptarë në Amerikë, Xhensila, Ledri e Ghetto Geasy pjesë e tij

Rozë

Gazeta Express

31/03/2026 10:53

Një nga ikonat e muzikës shqipe, Sinan Vllasaliu në bashkëpunim me disa të tjerë, kanë nisur përgaditjet e fundit për festivalin e parë shqiptar në Amerikë “United Festival Albania” që do të mbahet në Yannke Stadium.

Para pak javësh në #Gjesi Morning Shoë, Vllasaliu bëri të ditur që ky festival po organizohet për herë të parë dhe uron se do të jetë tradicional.

“Po, jemi duke punu intensivisht, do të jetë dy ditë dhe do të mbahet në Yankee Stadium, do të ketë muzikë të ndryshme dhe gjithë përfshirëse, duke nisur nga Shkurte Fejza e Nikollë Nikprelaj, deri tek reperët e famshëm si Kresha Lyrical Son e Ledri Vula” tha mes tjerash këngëtari.

Këtë festival, pritet ta moderojë Alketa Vejsiu, një emër shumë i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqipfolës.

“United Festival Alb”, pritet të mbahet më datë 16 dhe 17 maj të këtij viti dhe do të zë vend në zemër të Amerikës, në Staten Island, ku tashmë pothuajse shumica e biletave janë shitur.

Në këtë festival, dy ditor, pritet që të ketë edhe paraqitje tradicionale, e po ashtu edhe shumë prezantime të kulturave shqiptare.

Sipas Sinan Vllasaliut edhe njerëz të shteteve të ndryshme kanë nisur të blejnë biletat

“Biletat kanë nisë të shiten, interesante është edhe që njerëz të shteteve të huaja kanë nisur me ble bileta që është jashtëzakonisht krenari, sepse sipas tyre, ata duan të njihen sa më shumë me kulturën shqiptare” shtoi këngëtari.

Pjesë e këtij festivali pritet të jenë emra shumë të njohur të muzikës shqiptare si: Capital T, Ermal Fejzullahu, Anxhela Peristeri, Sabri Fejzullahu, Irkenc Hyka, Lumi B e plot të tjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement