Festivali i filmit ‘PriFest’, fillon nesër - Gazeta Express
string(39) "festivali-i-filmit-prifest-fillon-neser"

Arte

Gazeta Express

11/09/2023 15:13

Festivali i filmit ‘PriFest’, fillon nesër

Arte

Gazeta Express

11/09/2023 15:13

Edicioni i 15-të i Festivalit të Filmit, ‘PriFest’ fillon nesër dhe do të zgjatë deri më 17 shtator.

Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet, më fillim nga ora 19:00 në Kino Armata. Orari i filmave të programit hapës:

19:30h TOKA BRENDA MEJE nga Fisnik Maxville, Premierë Kosovare – Zvicërr, Kosovë – 118 min (ME FTESA);

22:00h TOKA BRENDA MEJE nga Fisnik Maxville, Premierë Kosovare – Zvicërr, Kosovë – 118 min.

Në anën tjetër sot u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Festivalit të Filmit “PriFilmFest”, me qëllim të bashkëpunimit/partneritetit me festivalet vendore.

Ky memorandum ka për qëllim organizimin e koktejit në emër të QKK-së dhe ndarjen e çmimit “Development Award”, për projektin më të mirë të Kosovës, mbështetur nga QKK në PriFest.

/Express