Festivali i Filmit në Venecia, ‘Nomadland’ fiton ‘Luanin e Artë’ - Gazeta Express
string(59) "festivali-i-filmit-ne-venecia-nomadland-fiton-luanin-e-arte"

Gazeta Express

14/09/2020 15:18

Festivali i Filmit në Venecia, ‘Nomadland’ fiton ‘Luanin e Artë’

Gazeta Express

14/09/2020 15:18

Kryetarja e Jurisë e edicionit të 77 të festivalit aktorja Cate Blanchett, tha se fituesi u zgjodh pas diskutimeve të gjata që u bënë mes atarëve të jurisë

Filmi ‘Nomadland’ fitoi Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Lexo Edhe:

Filmi Normadland, i regjisores Chloe Zhao, flet për historinë e një gruaje të ve, e cila bë jetë nomadeje pas krizës së vitit 2008.

Çmimin e dytë e fituan dy regjisorë: Michel Franco me filmin “New Order”, dhe Kyoshi Kurosawa me filmin ” Wife of a spy”.

Kryetarja e Jurisë e edicionit të 77 të festivalit aktorja Cate Blanchett, tha se fituesi u zgjodh pas diskutimeve të gjata që u bënë mes atarëve të jurisë.

Në tjera kategori të shpërblimeve u ndanë edhe Çmimi Special i Jurisë për filmin “Dera Comardes” i regjisorit rusë, Andrei Konochlovsky, shkruan BBC.

Çmimi për aktoren më të mirë i shkoi aktores britanike, Vanessa Kirby, kurse aktori më i mirë u shpall italiani Pierfrancesco Favino.