Festivali ‘DAM’/ Gëzim Latifi & Elena Atanasovska - Gazeta Express
string(44) "festivali-dam-gezim-latifi-elena-atanasovska"

Festivali ‘DAM’/ Gëzim Latifi & Elena Atanasovska

Arte

Gazeta Express

29/06/2022 16:38

Ka ditë që ka filluar festivali kulturor ‘DAM’, në kuadër të këtij festivali kanë përformuar në mënyra të ndryshme artistike një numër artistësh. Këtë të shtune festivali pasurohet me emrat e dy artistëve, Gëzim Latifi dhe Elena Atanasovska.

Amfiteatri i Bibliotekës Universitare do të jetë nikoqire e tingujve të violinës dhe pianos me fillim nga ora 19:30, të shtunën.

Lexo Edhe:

Festivali DAM është njëri ndër festivalet ndërkombëtare më të rëndësishmet në vend, është themeluar në vitin 2006 dhe gërsheton muzikën klasike me atë kontemporale. Për vite me radhë festivali ka grumbulluar emra të mëdhenj të muzikës nga jashtë dhe brenda Kosovës.

Në vazhdën e ngjarjeve të festivalit DAM janë edhe një mori ngjarjesh tjera kulturore.

Fituesi i çmimit ‘DAM’ do të përzgjidhet me 1 korrik, të premten me fillim nga ora 19:30, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

/Gazeta Express