Festivali “Adriatik“ çel sezonin artistik në “Metropol” - Gazeta Express
string(51) "festivali-adriatik-cel-sezonin-artistik-ne-metropol"

Festivali “Adriatik“ çel sezonin artistik në “Metropol”

Arte

Gazeta Express

25/08/2021 0:49

Teatri i Metropolit është i pari në Tiranë i cili do të nisë sezonin artistik në ditët e para të shtatorit.

Gjithçka nis me  festivalin “ Adriatik” tek Amfiteatri, por Drejtoresha Armela Demaj thotë se paralelisht do të ketë edhe shfaqje në salla, si Picaso dhe Ajnshtajni si dhe premiera, do të jetë  drama  me regji dhe autor  Stefan Çapalikun  “Kapterr Behari” e cila trajton mënyrën e fabrikimit të jetëve paralele, të fshehta të krijuara te njerëzit e diktaturës.

Lexo Edhe:

“Riparimi” është  shfaqja e përbashkët Itali- Shqipëri- Mal i Zi, me regji nga Cesar Brie.

Ky projekt, i cili ka nisur që një vit më parë ka si synim të krijojë një model identiteti bazuar mbi vetëdijen dhe memorien kolektive të komuniteteve pranë detit Adriatik.

Nuk do të mungojnë edhe shfaqjet në ambiente të mbyllura duke respektuar masat anti-covid dhe me 70 përqind të kapaciteteve.