“Estadio Lluis Companys” është nikoqir i përballjes së sontme mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, dhe është dëshmitar i një ndeshjeje të zjarrtë.
Barça e Atleti po sfidojnë njëra-tjetrën në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Ndeshja e sontme nisi më mirë për Atleticon, fillim i ndeshjes që Simeone as në ëndrrat e tij më të mira nuk do ta shihte.
Julian Alvarez shënoi në minutën e parë të ndeshjes, derisa pas pesë minutave, asistoi për Antoine Griezmann, për rezultatin e ndeshjes 2-0.
Por, Barcelona e Hansi Flick nuk u dorëzuar, duke marrë në duar tërë tempon e lojës.
Fillimisht, për 1-2 shënoi Pedri në minutën e 19-të, i cili u asistua nga Jules Kounde, derisa pas dy minutave shënoi Cubarsi pas një harkimi nga këndi.
Saktësisht 20 minuta më vonë – pas një dominimi absolut të Barcelonës – ishte Inigo Martinez që shënoi për 3-2, përsëri nga një harkim prej këndores./GazetaExpress/