“Festë në T7”, programi festiv i 1 janarit me muzikë e personazhe të famshme - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/12/2021 12:44

“Festë në T7”, programi festiv i 1 janarit me muzikë e personazhe të famshme

Lajme

Gazeta Express

27/12/2021 12:44

Edhe këtë herë, 1 janari në  T7 është i rezervuar për emisionin festiv, “Festë në T7”. Muzikë live, biseda e lojëra interesant i presin shikuesit, e ku të ftuar janë disa nga emrat më të përfolur të jetës publike, nisur nga politika, shoubizi, muzika, kultura etj. Pos tjerash i ftuar i mbrëmjes do të jetë kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, i cili vjen me një rrëfim krejtësisht ndryshe deri tani. Do të mësoni më shumë për jetën e tij private, raportin me bashkëshorten dhe personat e tjerë të dashur.

Pjesë e emisionit do të jenë edhe Enver Petrovci, Miranda Hashani, Milaim Zeka, Blerta Deliu – Kodra, Donika Kadaj – Bujupi, Ganimete Jashanica, Armend Zemaj, Eduart Kuçi, Engjëllusha Salihu e shumë të tjerë.

Lexo Edhe:

Gjithsesi, kryefjala e kësaj feste do të jetë muzika live nga “Sidorela Band”. Një atmosferë që nuk duhet humbur me muzikë popullore-qytetare, balada të njohura, muzikë folklorike e këngë moderne që di t’i sjellë vetëm bendi në fjalë.

“Festë në T7” me Shpend Lipën, Vjosa Haxhijajn dhe Gelina Malokun ju pret më 1 janar, nga ora 21:00.    

Më poshtë mund na shikoni atmosferën e jashtëzakonshme që ju pret. Emisioni është realizuar në “VENOM“.