Festë në Londër për 16-vjetorin e pavarësisë, Kurti: Mbretëria e Bashkuar ishte ndër zërat më të fortë për ndaljen e gjenocidit në Kosovë - Gazeta Express
string(135) "feste-ne-londer-per-16-vjetorin-e-pavaresise-kurti-mbreteria-e-bashkuar-ishte-nder-zerat-me-te-forte-per-ndaljen-e-gjenocidit-ne-kosove"

Festë në Londër për 16-vjetorin e pavarësisë, Kurti: Mbretëria e Bashkuar ishte ndër zërat më të fortë për ndaljen e gjenocidit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

24/02/2024 19:53

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë të premtën në pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër.

Aty, në një ceremoni solemne, me të ftuar të shumtë nga kori diplomatik, autoritete qeveritare dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Londër, si dhe bashkatdhetarë tanë, në ambientet e “The Royal Horseguards”, kryeministri Kurti mbajti një fjalë rasti.

Lexo Edhe:

Ai tha se Londra është një vend i shkëlqyeshëm për të festuar pavarësinë e Kosovës, duke qenë kryeqyteti i një vendi mik e partner dhe mbështetës i palëkundur i pavarësisë sonë.

“Në mesin e thirrjeve të fuqishme për të ndaluar gjenocidin në Kosovë, Mbretëria e Bashkuar ishte njëri ndër zërat më të lartë dhe më të fortë. Në vitin 1999, mbështetja për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë ishte më larta në përqindje në mesin e britanikëve se në çdo vend tjetër të NATO-s”, tha kryeministri Kurti.

Fjalë mirëseardhëse në këtë ceremoni, pati edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti i cili foli për rolin e misionit diplomatik të Kosovës në Londër, lidhjet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të pranishmëve iu drejtua edhe Ambasadori i emëruar i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves.