Skuadra e Shkëndijës nga Tetova ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit të klubit, duke eliminuar në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve kampionen e Rumanisë, FCSB, me rezultat 2-1 në ndeshjen e luajtur në transfertë.
Mijëra tifozë në festë për pritjen e ekipit kuqezi
Pas këtij suksesi historik, në Tetovë u organizua një festë madhështore me muzikë live, ku tifozë dhe banorë festuan me entuziazëm rikthimin e skuadrës. Atmosfera ishte elektrizuese, duke shënuar një moment krenarie për qytetin dhe klubin.
Shkëndija synon të shkojë sa më lart në Europë
Me këtë fitore, Shkëndija siguroi kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Qarabagun nga Azerbejxhani. Megjithatë, ekipi ka tashmë të garantuar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës dhe synon të përparojë sa më shumë në garat europiane, qoftë në Ligën e Kampionëve apo në Ligën e Europës.
Golat që shkruan historinë
Në ndeshjen e mbrëmshme, golat për Shkëndijën i shënuan Latifi dhe Krstevski, duke siguruar fitoren që ka ndezur emocionet dhe shpresat për një sezon të suksesshëm europian. /GazetaExpress/