Festë e çmendur e Llapit në zhveshtore, lojtarët ia kërkojnë premitë trajnerit Batatina - Gazeta Express
string(86) "feste-e-cmendur-e-llapit-ne-zhveshtore-lojtaret-ia-kerkojne-premite-trajnerit-batatina"

Futboll

Gazeta Express

05/03/2026 20:35

Festë e çmendur e Llapit në zhveshtore, lojtarët ia kërkojnë premitë trajnerit Batatina

Futboll

Gazeta Express

05/03/2026 20:35

KF Llapi ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas një ndeshjeje dramatike ndaj KF Malisheva.

Koha e rregullt e takimit përfundoi 1:1, ndërsa pas vazhdimeve rezultati u barazua 2:2. Fituesi u përcaktua vetëm pas penalltive, ku llapjanët u treguan më të saktë dhe prenë biletën për në gjysmëfinale të garës.

Me këtë kualifikim, Llapi iu bashkua në mesin e katër skuadrave, FC Ballkani, KF Dukagjini dhe KF Ferizaj.

Pas përfundimit të ndeshjes, atmosfera në dhomat e zhveshjes së Llapit ishte elektrizuese. Lojtarët festuan çmendurisht kualifikimin, me këngë e brohoritje për fitoren e madhe.

Madje, në mes të festës, futbollistët u dëgjuan duke ia kërkuar edhe “premitë” trajnerit Tahir Batatina për këtë sukses, duke sjellë momente plot humor dhe gëzim pas një beteje të madhe në fushë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement