“Festë e bukur, do të përmirësohemi”, Modric flet pas golit dhe fitores së Milanit - Gazeta Express
string(78) "feste-e-bukur-do-te-permiresohemi-modric-flet-pas-golit-dhe-fitores-se-milanit"

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 11:11

“Festë e bukur, do të përmirësohemi”, Modric flet pas golit dhe fitores së Milanit

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 11:11

Luka Modric ishte hero i Milanit mbrëmë duke e shënuar golin e fitores minimale ndaj Bolognas me rezultat 1:0, e vlefshme për xhiron e tretë të Serie A.

Veterani i mesfushës e shënoi një gol të bukur për t’ia siguruar tri pikë ekipit Kuqezi, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Tottenhamit dhe i Real Madridit foli pas ndeshjes duke e shprehur gëzimin për fitoren, ndërsa insiston se ekipi mund të përmirësohet.

“Festë e bukur sepse kemi fituar. Tash do të koncentrohemi tek ndeshjet e ardhshme”, deklaroi fillimisht 40 vjeçari për “DAZN”.

“Ishte një asistim i bukur i Saelemaekers, por të gjithë bënë lojë të mirë. Do të përmirësohemi dhe do ta njohim njëri-tjetrin më mirë”, përfundoi përfaqësuesi kroat. /Gazeta Express