string(80) "festa-ne-rruget-e-tiranes-me-vetura-nuk-mungojne-as-flamujt-e-kosoves-dhe-uck-se"

Sport

Gazeta Express

07/06/2025 17:19

Festa në rrugët e Tiranës me vetura, nuk mungojnë as flamujt e Kosovës dhe UÇK-së 

Sport

Gazeta Express

07/06/2025 17:19

Festa e tifozëve shqiptarë në rrugët e Tiranës ka nisur që nga mëngjesi i ditës së sotme.

Tifozët kuqezi ka vërshuar rrugët e kryeqytetit shqiptar, duke mbushur kafiteritë, por edhe duke festuar me vetura.

Mbi këto vetura janë parë edhe flamuj të Shqipërisë, duke mos i harruar edhe ata të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Arsye për këtë festë më të madhe sot, është ndeshja që do të zhvillohet sonte në “Air Albania”, mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026, dhe nis nga ora 20:45.

Shqipëria veçse i ka zhvilluar dy ndeshje në këtë kampanjë kualifikuese, ku është mposhtur nga Anglia dhe ka fituar ndaj Andorrës./GazetaExpress/

aaaaa