FES-i përfundoi hartimin e statutit për Asociacionin, nervozohet Petkoviqi: Duan ta bëjnë si OJQ - Gazeta Express
string(94) "fes-i-perfundoi-hartimin-e-statutit-per-asociacionin-nervozohet-petkoviqi-duan-ta-bejne-si-ojq"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2023 16:56

FES-i përfundoi hartimin e statutit për Asociacionin, nervozohet Petkoviqi: Duan ta bëjnë si OJQ

Lajme

Gazeta Express

16/01/2023 16:56

Kryenegociatorit serb në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq ka reaguar pasi dega në Prishtinë e Institutit gjerman Friedrisch Ebert Stiftung, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar hartimin e një drafti të statutit të Asoaciacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Hartimi i statutit të Asociacionit së Komunave Serbe është kompetencë ekskluzive e Ekipit Menaxhues për themelimin e Asociacionit së Komunave Serbe, siç është përcaktuar saktësisht me marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit në vitin 2013 dhe 2015, kështu që nuk ekziston një bazë apo arsye e vetme ligjore që kjo punë të bëhet nga cilado organizatë joqeveritare, apo ndonjë subjekt tjetër”, ka thënë Petkoviq, raporton mediumi publik serb, RTS.

Lexo Edhe:

Sipas tij, statuti që siç thotë, duhet të përgatitet nga ekipi menaxhues, më pas duhet t’i paraqitet palëve në dialogun e nivelit të lartë “brenda katër muajve”.

Fakti që Instituti gjerman Friedrisch Ebert Stiftung u mor me statutin e Asociacionit, Petkoviqit i duket si parapërgatitje që kjo bashkësi komunash të jetë një lloj OJQ-je.

“Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për ta paraqitur Asociacionin e Komunave Serbe si një lloj organizate joqeveritare, me kompetenca drastikisht më të vogla në krahasim me ato të dakorduara në marrëveshje – ku saktësohet se Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë ekzekutive”, tha drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe.

Ai përmendi draft-statutin e hartuar në vitin 2018, ndërsa akuzon Bashkimin Europian se “nuk e ka përmbushur obligimin e tij për të thirrut një dialog të nivelit të lartë ku Ekipi Menaxhues do ta prezantonte draft-statutin”.