Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, humbi jetën më 1 prill në një aksident me Ferrari në Itali. Ai kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.
Ai ishte pronar i Ferrari GT C4, i cili mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta, shkraun Corriere Della Sera.
Edhe nëse priten rezultatet e testit të ADN-së, tashmë është e sigurt se ai po drejtonte makinën duke udhëtuar drejt Aostës. Në sediljen e pasagjerit të DJ-it 40-vjeçar, një shqiptar i Kosovës, ishte një grua , e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit dhe ende nuk është identifikuar.
Megjithatë, një gjë është e sigurt, gruaja që vdiq së bashku me DJ-in nuk ishte gruaja e tij. Sepse bashkëshortja e Hysni Qestajt nuk ndodhet në Itali por ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.