Feronikeli përforcohet me një amerikan - Gazeta Express
string(38) "feronikeli-perforcohet-me-nje-amerikan"

Feronikeli përforcohet me një amerikan

Gazeta Express

03/12/2019 12:47

Klubet kosovare të basketbollit vazhdojnë të përforcohen me basketbollistë të huaj, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

I fundit që ka sjellë lojtarë ndërkombëtarë është klubi i basketbollit, Feronikeli.

Skuadra nga Drenasi është përforcuar me basketbollistin amerikan, Storey Kareem Rahman Sean, i cili së fundmi ka luajtur në ekipin CMS Medias Romania.

Lojtari në fjalë mund të regjistrohet në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe të paraqitet për Feronikelin pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtareve në FBK.

Feronikeli synon ta ketë një sezon të suksesshëm në Superligën e Basketbollit. /Gazeta Express/