Feronikeli e arrin fitoren e parë këtë vit pas triumfit ndaj Arbërisë, derisa Drenica e ndal Gjilanin - Gazeta Express
string(100) "feronikeli-e-arrin-fitoren-e-pare-kete-vit-pas-triumfit-ndaj-arberise-derisa-drenica-e-ndal-gjilanin"

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 15:07

Feronikeli e arrin fitoren e parë këtë vit pas triumfit ndaj Arbërisë, derisa Drenica e ndal Gjilanin

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 15:07

Feronikeli e ka arritur fitoren e parë në vitin 2021 pas dy humbjeve dhe një barazimi, duke e mposhtur bindshëm 3:0 Arbërinë, ndërkohë që Drenica që ka ndalur Gjilanin me një barazim pa gola, në dy ndeshjet e mbetura të javës së 22-të në Superligë të hënën.

Feronikeli, që po vinte nga barazimi me Gjilanin dhe dy disfata radhazi ndaj Ballkanit dhe Drenicës që prej rifillimit të sezonit, më në fund e shijoi fitoren duke e mundur pa telashe klubin e sapopromovuar në elitë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Argjend Malaj, Mendurim Hoti dhe Kojasevic shënuan për t’ia siguruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së Klodian Duros në udhëtim.

Falë kësaj fitoreje, klubi nga Drenasi tani është tri pikë larg zonës së rënies nga liga por pa shpresa për ta arritur zonën e pjesëmarrjes në kualifikime për garat evropiane.

Arbëria ngel në pozitën e tetë me 25 pikë, vetëm një larg zonës së rënies nga elita.

Nikli do të ketë punë të vështirë në xhiron e ardhshme, sepse e pret kampionen në fuqi në Rexhep Rexhepi.

Ndërkohë, në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj sot po ashtu, Drenica ia nxori një pikë Gjilanit, klubit që po kalon nëpër formë të dobët pasi ende është në kërkim të fitores së parë këtë vit.

Gjilani mbetet në pozitën e katërt në Superligë, por tani me 15 pikë larg lideres dhe rivales, Drita dhe 13 larg vendit të dytë, Ballkani.

Në xhiron e ardhshme, Gjilani përballet me Arbërinë, ndërsa Drenica e viziton Ballkanin në Suharekë. /Gazeta Express/