Feronikeli 74 mbeti në pozitën e barazhit dhe do të përballet me Prishtinën e Re të shtunën për një vend në Superligë.
E lidhur me ecurinë e klubit nga Drenasi këtë sezon, emisioni sportiv “Favorit” ka realizuar një intervistë me presidentin e Feronikelit 74, Erlind Krasniqi.
Favorit: Si ka qenë ky sezon për Feronikelin? A keni prit më shumë, që të jeni më lart?
Objektiv i klubit ka qene mbetja ne Superlige dhe fakti qe jemi ne barazh tregon qe nuk jemi brenda objektivave. Sidoqofte kemi edhe nje ndeshje per te permiresuar gjithcka.
Favorit: Ju përfunduar në barazh. A ndiheni të dëmtuar duke e parë edhe një reagim të trajnerit tuaj, Avni Hasani në Facebook?
Nuk do të doja ta komentoja këtë pjesë, kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Secili i ka mendimet e veta për sa i përket kësaj pjesë.
Favorit: A besoni se do t’ia dilni të fitoni në ndeshjen e barazhit dhe të mbeteni në Superligë?
Unë besoj në fitore në secilën ndeshje, lërë më këtë ndeshje të rëndësishme. Fakti që është vetëm një ndeshje për të vendosur sezonin, nuk është gjë e mirë.
Favorit: Nëse mbeteni në Superligë, a keni ambicie më të larta për edicionin e ardhshëm? Ndoshta për ta synuar Evropën…?
Padyshim qe po. Si klub caktojme gjithmone objektiva real, se pari do ta analizojme kete sezon dhe pastaj do te dalim me objektiva me te qarta.
Favorit: A do të vazhdoni me trajnerin Shefki Kuqi? Besoj që ka kontratë më gjatë me ju…
Çështjet e kontratave në klub do të diskutohen vetëm pas përfundimit të ndeshjes së barazhit. Nuk mendoj që është korrekte të diskutohet tani kur dihet që kemi edhe një ndeshje për të luajtur.