Fero “i kapet pak” UniKKatilit – a do i përgjigjet ai - Gazeta Express

Muzike

Gazeta Express

03/11/2021 21:59

Fero “i kapet pak” UniKKatilit – a do i përgjigjet ai

Muzike

Gazeta Express

03/11/2021 21:59

Reperi kontrovers Fero pasi kishte dështuar që të bëj “hiphop battle” me BimBiman në sheshin “Nëna Terezë” Prishtinë, sonte ka zgjedhur që të tallet pak me reperin më të mirë te të gjitha kohërave në Kosovë, UniKKatil

Reperi Fero, pasi që ka dështuar në disa sfida me reperët e tjerë kosovarë, sonte ka zgjedhur që “ta tallë” kinse UniKKatilin duke i bërë atij “tag” në një restorant që kërkon punëtorë.

Lexo Edhe:

Ai e ka etiketuar reperin kosovar që jeton në Amerikë në një njoftim të një restoranti që kërkonte ndihmës-kuzhinier/e, skarist/e dhe enëlarës/e.

Pavarësisht, se nuk ka asgjë të keqe në këto profesione, kjo ka bërë që kjo të bëhet menjëherë debat nëpër disa rrjete sociale për atë se çfarë ka punuar Viktor Paloka, i njohur si Rebel a.K.a UniKKatil gjatë kohës në Amerikë.

Edhe pse ka thashetheme se Viktor Paloka punon në një rrjet restorantesh, kjo nuk është fare e vërtetë.

Viktor Paloka që disa vite menaxhon në një kompani patundshmërisë në Amerikë e cila i sjell atij të ardhura të bollshme. /GazetaExpress/