Fero fton në përballje në rap MC Kreshën, Lyrical Son, BimBimma e Ergenin, njëri prej tyre i përgjigjet - Gazeta Express
string(100) "fero-fton-ne-perballje-ne-rap-mc-kreshen-lyrical-son-bimbimma-e-ergenin-njeri-prej-tyre-i-pergjigjet"

Gazeta Express

14/08/2020 17:05

Fero fton në përballje në rap MC Kreshën, Lyrical Son, BimBimma e Ergenin, njëri prej tyre i përgjigjet

Gazeta Express

14/08/2020 17:05

Përmes rrjeteve, reperi Fero i ka bërë thirrje dyshes historike të “PINT”, MC Kresha dhe Lyrical Son që të përballen në betejë me të.

“E ftoj MC Kreshën, Lyrcal Sonin, me u shty në betejë me mua, në daç le ta marrin BimBimmën, në daç le ta marrin Ergenin, në daç le ta marrin këdo prej piunave të vegjël që i kanë, në betejë me mua, jo kopi të gjithëve. Në daç në emision, në daç para publikut krejt me pa publiku, në daç ku të dush shtyhemi me rep, me rep shtyhemi, shikojmë kush është më i fort, cili prej juve, këta që i përmenda”, thotë fillimisht Fero përgjatë videos.

Lexo Edhe:

“A po din qysh, jo aty me më filozofu për hip-hop, mos më filozofoni për hip-hop, nëse mendoni që jeni më të mirë, hajdeni ju pres, dalim, këqyrim kush është më i fortë. E di që asnjëri s’guxoni me u shty me mu, po se më njihni mirë. Ju e dini më së pari se çka i ka ndodhru atij reperit tuaj kur është shty me mua”, vazhdon Fero.

“Ndash le ta marrin Bim Bimmën, Ergenin e krejt këta piunat e vogël që i kanë, ju kupi krejt njo nga njo” – shprehet Fero duke përfshirë edhe dyshen historike të hip-hop në këtë ‘thirrje për përballje’.

Ndërkohë, nuk ishte i vonë reagimi i Bim Bimmës, i cili vetëm me një fjalë tregon se këto fjalë të Feros janë thjeshtë një fazë.