Fernandes shkëlqen në fitoren bindëse të Manchester United kundër Brightonit - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

30/06/2020 23:17

Fernandes shkëlqen në fitoren bindëse të Manchester United kundër Brightonit

Futboll

Gazeta Express

30/06/2020 23:17

Manchester Unitedi e ka mundur bindshëm 3:0 Brightonin, duke e vazhduar me garanci garën për top katërshe në Premierligë.

Bruno Fernandes dhe dy gola dhe Mason Greenwood me një ia siguruar tri pikë të reja Djajve të kuq të martën në Amex Stadium, raporton Gazeta Express.

Ky triumf nënkupton se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer tani grumbullon 52 pikë në pozitën e pestë, dy më pak se vendi i katërt, Chelsea, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, megjithatë.

Për Brightonin, ndërkohë, kjo disfatë nënkupton komplikim i gjërave në përpjekje për të mbijetuar në Premierligë.

Brighton mbledh 33 pikë në pozitën e 15-të, vetëm gjashtë më pak se zona e rënies nga liga, ku ndodhen Bournemoth dhe Aston Villa, të cilat do t’i afrohej atij në vetëm tri pikë nëse i fitojnë ndeshjet e tyre përkatëse të javës së 32-të.

Në një ndeshje të mbizotëruar plotësisht nga Djajtë e kuq, Greenwood e theu akullin pas një çereku lojë, kur shënoi në mënyrë individuale.

Fernandes realizoi pas gjysmë ore lojë për epërsinë e dyfishtë të Unitedit, kur u shërbye nga Paul Pogba.

Mesfushori portugez e shënoi golin e dytë personal dhe e vulosi fitoren e Unitedit në minutën e 50-të, duke realizuar me vollei. /Gazeta Express/