Fermeri Tafë Çeku ka folur për televizionin T7, në emisionin Kosova Live, lidhur me përplasjen publike me deputeten e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.
Debati nisi pasi Matoshi reagoi ndaj dyshimeve për qumështin Vita dhe kritikoi ashpër fermerët që protestuan, duke i quajtur “langarecë” dhe duke kërkuar inspektime, me arsyetimin se, në të kundërtën, mund të rrezikohet shëndeti i fëmijëve.
Si kundërpërgjigje, Tafë Çeku publikoi një dokument që lidhet me vajzën e Matoshit dhe tha se e bëri këtë për t’iu përgjigjur deklaratave të deputetes.
Çeku publikoi një dokument që lidhet me vajzën e deputetes, Kaona Sylejmani, për të cilin ai pretendon se dëshmon një ndalim të mëparshëm nga Policia e Kosovës nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Në intervistën për Kosova Live, Çeku ishpjegoi arsyet pse vendosi ta publikojë këtë dokument.