Bujqit nisen drejt Ministrisë së Bujqësisë me 200 traktorë - Gazeta Express
string(60) "fermeret-nisen-drejt-ministrise-se-bujqesise-me-200-traktore"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 8:51

Bujqit nisen drejt Ministrisë së Bujqësisë me 200 traktorë

Lajme

Gazeta Express

23/09/2021 8:51

Bujqit e pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit janë nisur drejt Prishtinës për të protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, raporton Express

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar të martën se protesta para Ministrisë së Bujqësisë do të bëhet me 200 traktorë.

Lexo Edhe:

“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftim.

Express ka siguruar pamje nga nisja e bujqve drejt Prishtinës.