Gazetare: Elena Ukaj
Ky vend i bën bashkë të gjithë kuvendarët e Komunës së Ferizajt.
E pikërisht këtu merren vendime për qytetarët e komunës, të cilat shpesh herë kritikohen nga vetë ata.
Njësoj ishte edhe vendimi i fundit i marrë për mos faljen e 100 eurove të tatimit në pronë.
Brahim Osmani, asamblist i VV-së
” pdk vetë e ka votuar iniciativën ton më pastaj mosflanifikimet buxhetore ekan shndërru të hyrat e tatimit në pronë për borxhe.. “
Derisa propozimin e lëvizjes Vetëvendosje e mbështetën për faljen e tatimit në pronë, nga LDK gjithashtu shprehin kritika për partinë udhëheqëse të Komunës.
Flamur Istrefi, asamblist i LDK-së
” në kemi abstenuar duke e ditur se komunat skan buxhet të mjaftushem kemi dhënë propozimet tona që skan kaluar…”
E për gjitha këto kritika adresuar Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ata patën një përgjigje.
Megjithatë për mos faljen e 100 eurove të tatimit qytetarët e Ferizajt jane me mendime të ndara.
Ndonëse Qeverisë nuk iu bindën për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, Komuna e Ferizajt zbritën normën tatimore.
Nga 0.10% sa ishte, kjo komune do te ule ne 0.15% kete norme për vitin 2024 për të gjitha kategoritë e pronave./T7