Ferizaj transferon mbrojtësin që ka luajtur në Zvicër - Gazeta Express
string(53) "ferizaj-transferon-mbrojtesin-qe-ka-luajtur-ne-zvicer"

Sport

Gazeta Express

23/06/2025 18:40

Ferizaj transferon mbrojtësin që ka luajtur në Zvicër

Sport

Gazeta Express

23/06/2025 18:40

FC Ferizaj ka bërë lëvizjen e radhës në afatin kalimtar veror, duke zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të majtë Rejan Thaçi për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Futbollisti 22-vjeçar, i rritur dhe formuar në futbollin zviceran, vjen nga skuadra Lancy FC, ndërsa më herët ka qenë pjesë edhe e klubeve si Yverdon Sport dhe Stade Lausanne. Thaçi ka grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin helvetik dhe tashmë është gati për të dhënë kontributin e tij në futbollin kosovar.

Përveç karrierës në nivel klubesh, Rejani ka veshur edhe fanellën e Kombëtares U21 të Kosovës, duke treguar potencialin e tij në arenën ndërkombëtare.

“Me përvojën dhe energjinë që sjell, ai vjen për të forcuar repartin tonë në prag të sfidave të Superligës,” shkruan klubi ferizajas në njoftimin zyrtar.

Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm në konsolidimin e skuadrës së Ferizajt për sezonin e ri, ku synimi do të jetë një paraqitje më e qëndrueshme në elitën e futbollit kosovar.