string(67) "ferizaj-mposht-me-veshtiresi-pejen-ne-ndeshjen-e-trete-te-playoffit"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/05/2023 23:35

Ferizaj mposht me vështirësi Pejën në ndeshjen e tretë të playoffit

Sporte tjera

Gazeta Express

07/05/2023 23:35

Ferizaj ka mposhtur Pejën në ndeshjen e tretë të finaleve të playoffit të Superligës A, të dielën pasdite, në një përballje tejet interesante.

Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-2 (25:19–22:25–18:25–25:22-15:13), në një ndeshje që u përcoll me lojë e momente brilante volejbolli.

Pasi nikoqirët arritën të fitojnë setin e parë, Peja tregoi paraqitje të fortë në dy setet pasuese duke përmbysur rezultatin, teksa avanconte 2-1 pas setit të tretë.

Mirëpo, Ferizaj nuk e pati ndërmend të dorëzohej dhe bëri krejt çka mundi për t’i fituar setet pasuese, eventualisht për ta fituar ndeshjen.

Ferizajasit tash janë vetëm një ndeshje larg titullit kampion, ndërsa Pejës i duhen dy fitore për të arritur këtë sukses.