Ferizaj: Identifikohet drejtuesi i motoçikletës që u largua nga vendi i aksidentit - Gazeta Express
string(81) "ferizaj-identifikohet-drejtuesi-i-motocikletes-qe-u-largua-nga-vendi-i-aksidentit"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 22:12

Ferizaj: Identifikohet drejtuesi i motoçikletës që u largua nga vendi i aksidentit

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 22:12

Policia në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe të intervistojë personin e dyshuar që më 2 korrik 2025 shkaktoi një aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 16:54 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, ku ishin përfshirë një motoçikletë e tipit Gilera dhe një veturë VW Golf, të dyja me targa vendore. Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ishte shkaktuar nga drejtuesi i motoçikletës për shkak të mosrespektimit të distancës së sigurisë, duke goditur veturën dhe shkaktuar dëme materiale.

Pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Më 8 korrik, ai është identifikuar nga hetuesit policorë si E.A., dhe është ftuar për intervistim në stacionin policor.

Policia i ka shqiptuar katër gjoba për kundërvajtje, për këto shkelje:

*Drejtim të mjetit pa patentë shoferi;

*Drejtim me regjistrim të skaduar;

*Largim nga vendi i aksidentit;

*Shkaktim i aksidentit në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, për të shmangur aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.