Ferizaj shpëtoi pa rënë direkt nga liga dje në një ndeshje ku iu nevojitën 17 minuta shtesë.
Ferizajasit e shënuan një gol të dyshimtë ndaj Dukagjinit në fitoren 2:1, e cila ua mundësoi të përfundojnë në barazh, përmes së cilit do ta kërkojnë qëndrimin edhe për një vit në Superligë pas ndeshjes me Lirinë.
Por, ajo që ndodhi dje u cilësua vërtet si një skandal i futbollit, shkruan “Gazeta Express”.
Ferizajasit e siguruan fitoren vetëm në fund të vazhdimit të pabesueshëm prej 17 minutash.
Pas lojës, ky klub i ndali komentet në postimin e tij për lojën, duke e marrë parasysh vërshimin e akuzave për blerje të lojës.
Por, më vonë Ferizaj i lëshoi komentet, ndërsa kryetari i tij, Lulzim Abazi insistoi se loja ishte fer dhe se portieri mysafir gaboi pasi fusha ishte e rrëshqitshme.
Megjithatë, këto deklarata nuk i morën për bazë tifozët, të cilët e vërshuan faqen e klubit ferizajas, duke e akuzuar atë për blerje të lojës me Dukagjinin.
Më poshtë mund t’i lexoni disa prej komenteve ku FC Ferizaj akuzohet për kurdisje të lojës, por nuk u kursyen komentet me akuza edhe ndaj FFK-së. /Gazeta Express/