Ferizaj: Gjuajtje me armë zjarri në dasmë, sekuestrohen dy armë dhe 50 gëzhoja – intervistohet një person - Gazeta Express
string(101) "ferizaj-gjuajtje-me-arme-zjarri-ne-dasme-sekuestrohen-dy-arme-dhe-50-gezhoja-intervistohet-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 20:24

Ferizaj: Gjuajtje me armë zjarri në dasmë, sekuestrohen dy armë dhe 50 gëzhoja – intervistohet një person

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 20:24

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërhyrë sot rreth orës 13:00 në një dasmë në fshatin Greme, pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore, përfshirë hetuesit dhe forenzikën, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A., 57 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 50 gëzhoja armësh.

Po ashtu, i dyshuari ka prezantuar dy armë zjarri – një revole dhe një pushkë gjuetie – të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit të shtetit.

Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe

“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit, S.A. është liruar në procedurë të rregullt.